Aktualitet Berisha: Ka klane që po festojnë goditjen e Tahirit

Berisha: Ka klane që po festojnë goditjen e Tahirit

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në studion e gazetares Eni Vasili në Neës24 se ka edhe klane që po festojnë goditjen e Tahirit, por nuk i përcaktoi ato.

“Unë di klane që po festojnë goditjen e Tahirit”, tha Berisha i cili bëri një renditje të disa deklaratave duke këmbëngulur se Rama e mbrojti Tahirin për shkak të frikës së publikimit të dosjeve të reja.
“Opozitës iu dha dosja. Nga iu dha e kam akoma të paqartë. Edi Rama nxori në fillim Fatmir Xhafën. Ai tha se “ky është një hetim i italianëve”. Vetë Rama më pas tha vetë se “ne nuk pengojmë drejtësinë” dhe pastaj kryetari i grupit përsëriti të njëjtën. Kjo ndodhi të martën.
Të mërkurën. Nisi një betejë që ai të mos shkonte në emisionin “Opinion”. Ai shkoi, por aty faktoi “banditin që foli me kodin e mafies”. Ai dha mesazhin: “Krye-kumbari më ka lëshuar. Unë do shkoj në burg. Nuk tregoi asnjë tjetër. Duke qarë dhe duke u dridhur tha se kush është pas kësaj çështjeje unë do t’ja laj”, tha Berisha.