Politika Berisha kërkon ndjesë për mbështetjen ndaj Bashës: Spastroi ata që punuan me...

Berisha kërkon ndjesë për mbështetjen ndaj Bashës: Spastroi ata që punuan me mua

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka kërkuar ndjesë publike mbështetësve për suportin që ka treguar ndaj Bashës në këto vite dhe heshtjen e tij.

Ai tregoi nga “Foltorja” se Lulzim Basha e spastroi Partinë Demokratike nga të gjithë demokratët që kishin punuar me të më herët.

“Jam këtu për të kërkuar ndjesë publike. Demokratët më kanë thënë në sy se nuk e kanë dashur Lulzim Bashën, por se e kanë mbështetur sepse e mbështesja unë. Ju mund t’iu duket çudi, por unë në këto përmasa nuk e njihja. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja nga mëngjesi vetëm për interesat e PD dhe shoqërisë. Në 8 vite, nuk janë me gishtat e dorës njerëzit që unë kam promovuar në PD. Ka ndodhur një spastrim i heshtur i atyre që kishin punuar me mua. Unë i shihja si largoheshin. Nuk e kisha idenë që njerëzit mendonin kaq shumë se unë isha mbështetja e tij pa kushte. Këtë ma ka thënë çdo njeri që unë takoja”, tha Sali Berisha.