Kryesore Berisha mbërrin në stadium, pritet me ovacione: Basha është një i pakallur

Berisha mbërrin në stadium, pritet me ovacione: Basha është një i pakallur

Pas mbushjes së stadiumit “Air Albania” nga delegatët e PD dhe simpatizantë të partisë, Sali Berisha është ngjitur në tribunën kryesore, përmes ovacioneve dhe brohoritjeve të mbështetësve.

Me propozim të tij, është mbledhur sot kuvendi kombëtar i PD, ku është paralajmëruar se do të ndryshohet statuti i partisë dhe do të shkarkohet kryetari Lulzim Basha.

Sipas verifikimit elektronik, nga 7500 delegatë që ka PD, kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4000 delegatë.

Berisha deklaroi se 11 dhjetori është një ditë e jashtëzakonshme në historinë e demokracisë shqiptare.

“E jashtëzakonshme dita në historinë e demokracisë shqiptare e kjo shënon një nga ngjarjet më të madha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi, revolucion triumfi, e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit”, u shpreh ish-kryeministri teksa doli nga banesa e tij dhe u nis drejt stadiumit “Air Albania.

Berisha nënvizoi se asgjë nuk pengon burrat dhe gratë apo të rinjtë shqiptarë për të rithemeluar PD-në.

“Asnjë nuk pengoi dhe nuk pengon djem dhe vajza, burrat dhe gratë e lirisë për t’ju bashkuar sot në rithemelimin  PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojë sot shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në diasporë”, tha ai.

Berisha tha më tej se Basha është një i pakallur.

“Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigje më të shkëlqyer nga demokratët, nga më të lirët e shqiptarëve”, u shpreh ai.