Politika Berisha mesazh Ramës nga Kukësi: Ndiqe ketë foltore, kjo është punë burrash...

Berisha mesazh Ramës nga Kukësi: Ndiqe ketë foltore, kjo është punë burrash dhe jo pengjesh

Nga Kukësi ku mban Foltoren e radhës me demokratët, ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama duke i thënë se këtë takim me mbështetësit e Partisë Demokratike duhet ta ndjekë.

“Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh”, i është drejtuar Berisha, Edi Ramës.

“Edvin, ndiqe ketë foltore, kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, burrash dhe grash të lira. Mblidhemi në këtë foltore t’i rikthejmë PD-së forcën e atdheut, t’i rikthejmë demokratëve dinjitetin për të cilën sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit. Ne mblidhemi në momente kritike për vendin në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, duke e shndërruar Shqipëriunë në vendin e dytë më të korruptuar të botës, duke e shndërruar në vendin më të shpresë të planetit, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e braktisjes masive. Nuk meriton të qëndrosh në qeveri jo 8 vite, po as 8 ditë”, u shpreh Sali Berisha.