Kryesore Berisha: Meta po flirton me Veliajn

Berisha: Meta po flirton me Veliajn

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Abc News, ka hedhur hipotezën se presidenti Ilir Meta po flirton me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I pyetur për afërsinë që Meta ka treguar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për mundësinë e një aleance mes tyre duke larguar Ramën, Berisha jep këtë përgjigje: “Që Veliaj po konturohet si rival i Ramës kjo duket.

Që Meta i ka pasion “short cut”-et edhe i ka. Por, a e lejon posti i presidentit për ta bërë këtë? Unë mendoj se nuk e lejon.

A do ta bëjë ai një gjë të tillë?

Kjo mbetet për t’u parë. Ajo që mund të them është se mes Metës dhe Veliajt ka një lloj flirti në eter.

Ekziston apo jo? A do ta përdorë Meta. Unë them se posti nuk e lejon, por le të shohim.