Kryesore Berisha nuk përmbahet pas takimit me Metën: Dvorani mafioz, KED-i, shpellë e...

Berisha nuk përmbahet pas takimit me Metën: Dvorani mafioz, KED-i, shpellë e mafies

Pas takimit që pati sot me Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministri Berisha është shprehur i ashpër me kreun e KED, Ardian Dvorani, por edhe me vetë institucionin.

Berisha e cilësoi KED-in një shpellë të vërtetë të mafies.

“Në këtë takim me Presidentin Meta u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Ramës, me përpjekjet e shpërfytyruara për të kapura të gjithë sistemin e drejtësisë, krijoi edhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.

Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar. Media ka një rol të rëndësishëm sepse ju me të drejtë keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër reformën në drejtësi se sa integrimin në BE. Është në detyrimin tuaj t’u thoni të vërtetën shqiptarëve se si kjo reformë po sjellë në mënyrë të neveritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, ju rikujtoj se KLP-ja e sotme kryesohet nga një individ, kunati i Ndrikullës së radarëve, i cili është aty në kundërshtim me Kushtetutën sepse ajo kërkon të jetë magjistrat dhe jo kunat. Është aty për t’i shërbyer Ramës.

Shqiptarë dhe të huaj, a mund të na thoni në 320 gjykatës, cili gjykatës në histori ka shkelur në mbledhjet partiake? Ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani. Ky gjykatës militant… është bllokuar reforma dy vite me radhë, është bllokuar integrimi dy vite me radhë. Cili voton një vend pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Ky është Edi Rama, e mbajti peng derisa nxori Dvoranin në krye.

Çfarë bën kapomafia që e shndërron KED-in në një shpellë të vërtetë mafie? Sjell në vend të 12 kandidaturave, 4 kandidatura dhe këta i ndan 3 e nga 3 duke i përsëritur në lista. Nuk ka shkelje më të rëndë”, tha Berisha.