Opozita Berisha nuk përmbahet, sulmon ashpër ambasadorin Lu dhe Vlahutin

Berisha nuk përmbahet, sulmon ashpër ambasadorin Lu dhe Vlahutin

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorit Lu në lidhje me deklaratat e tij, se Prokurori i Përgjithshëm ka penguar reformën.

Berisha tha se Lu është sjellë si politikan me akuzat ndaj Llallës. Sipas Berishës, Lu mori rolin e politikanit dhe doli mbi Kushtetuesen.

“Ai është sjellë si politikan me Llallën. Ai është kryeprokurori. Unë mund të abuzoj me Kushtetutën, por jo ambasadori. Ai i ka kërkuar kryeprokurorit të ndërpresë hetimet për Bankers Petrolum. Kjo është e paprecedentë”, tha Berisha.

“Lu bën kështu se ka një kryeministër legen në krye të Shqipërisë”, tha Berisha.

Ai sulmoi edhe Vlahutin, e cila sipas tij është hapur pro Ramës.