Kryesore Berisha paralajmëron Bashën: As mos e imagjino t’i kundërvihesh vendimit të referendumit

Berisha paralajmëron Bashën: As mos e imagjino t’i kundërvihesh vendimit të referendumit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Lulzim Bashën që të mos i kundërvihet vendimit të referendumit të 18 Dhjetorit.

“Sot Komisioni ka vendosur të  fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit  të rithemelimit të Partisë Demokratike. Gjer me datën 22 Mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet në përputhje me ndryshimet statutore duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD-së në të cilat ata do të vendosin me votën e tyre të lirë për drejtuesit e tyre, për forumet e tyre. Kjo është një punë intensive por pasioni, energjia, përkushtimi i demokratëve është më i madh se kurrë. Duke u angazhuar në këtë proces të një rëndësie jetike, demokratët dhe demokratet janë të vetëdijshëm se janë gjithashtu në një revolucion të pandalshëm, në një revolucion të një rëndësie jetike për faktin e demokracisë në Shqipërisë, shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë në tërësi. Ata mbeten të gatshëm të mbushin çdo mision, çdo detyrë që do të kërkohet në avancimin e kauzës sonë. Ndërkohë Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit siç ishte referendumi i datës 18. Ky akt siç e dini ishte ratifikimi i shkarkimit për të cilin vendosën delegatët të Kuvendit të thirrur nga anëtarësia më 11 Dhjetor. Si një akt protokollar dhe jo detyrim, sepse detyrimi është shpallur për të gjithë para gjithë shqiptarëve deputeti Basha do t’i dërgohet një shkresë ku do t’i komunikohet dhe do të njoftohet me shkrim për këtë vendim. Ndërkohë për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD, 44 mijë të rinj, të reja, burra dhe gra, që votuan me datën 18 Dhjetor për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Pra vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos i imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm t’i kundër vihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit në forcat politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim. Komisioni i Përkohshëm do të bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit”, tha Berisha.

Në konferencën për shtyp, Berisha e quajti akt të shëmtuar mbylljen e dyerve të PD. Të shëmtuar quajti edhe futjen sipas tij të personave të armatosur në selinë e PD.

“Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga peng Basha, apo Lul brava, është një aks i shëmtuar, siç është i shëmtuar, futja eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditëve në selinë e demokratëve. Kjo është shtëpia e lirisë dhe jo e armëve”, tha Berisha.

Protesta, Berisha: Dënoj dhunën e policisë. Në qeli u mbajtën adoleshentë e të moshuar

Gjatë konferencës, Berisha akuzoi policinë për dhunë ndaj adoleshentëve e të moshuarve, në protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Ai tha se në qeli deri në orët e vona të natës janë mbajtur 15-vjeçarë e të moshuar 84-vjeçarë.

“Dënojmë disa akte brutale të policisë të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonat e makinë. Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta, apo në lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në një të natës, në qeli të komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë 15 vjeçar, por edhe burra të moshuar 84 vjeçar… Paralajmërimi përfundimtar është mos dhunohet asnjë e drejtë njerëzore”, tha Berisha.