Kryesore Berisha paraqitet me kapele në SPAK: Rama nuk i shpëton aferës së...

Berisha paraqitet me kapele në SPAK: Rama nuk i shpëton aferës së tmerrshme

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në ambientet e SPAK këtë të hënë, në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndryshe nga herët e tjera, ai u fut në godinën e Prokurorisë së Posaçme me aksesorin e kësaj fushate tashmë, kapelen me numrin 1.

Berisga u prit me brohoritje nga disa mbështetës të tij, të cilët i përshëndeti me dy gishtat lart. Pas daljes, ai u prononcua për gazetarët duke ritheksuar se ky proces hetimor ndaj tij është me urdhër politik.

“Erdha këtu pa përtesë, çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësisë nga narko-trafikanti Edi Rama. Hetimi shterrues 4 vjeçar siç e ka quajtur Skapi, familjar i Sali Berishës, ka provuar se familjarët e tij s’kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe kursimet e tyre kapin vlerën e 100 mijë eurove dhe 40 m2, një apartament më i madh se ai që kishte në diktaturë. Kjo është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën shqiptare, projekti i tij për të marrë mandatin e 4-ërt”, deklaroi Berisha.

Ndau shënimin që i kishte lënë kreut të SPAK, lidhur me atë që ai e konsideron “afera e tmerrshme e McGonigal”.

“Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar! E garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do mundë ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme. Tani, McGonigal çdo ditë në qeli i çon mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora, por paratë m’i dhe ti. Pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj, që Rama të shkojë te McGonigali, mbase një javë më vonë”, tha Berisha.