Kryesore Berisha rikthen protestat kundër qeverisë: Në 7 korrik nisim betejën

Berisha rikthen protestat kundër qeverisë: Në 7 korrik nisim betejën

Me ardhjen në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikthyer edhe protestat kundër qeverisë së Edi Ramës. Kryedemokrati ka njoftuar se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, Berisha deklaroi se protestat nuk do të ndalen.

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi. Nuk mundet të shndërrohet Tirana në Beogradin e vogël”.

Berisha akuzoi Ramën se po shpërfill çdo interes kombëtar duke luajtur me fatet e kombit. Ai apeloi për krijimin e një fronti të gjerë opozitar. Sipas kreut të demokratëve nismat dhe ligjet e qeverisë kanë për qëllim spastrimin e shqiptarëve nga vendi.