Opozita Berisha sërish në krye PD? Topalli: De Gol u rikthye kur Franca...

Berisha sërish në krye PD? Topalli: De Gol u rikthye kur Franca kishte nevojë

E ftuar në emisionin “Komiteti” nën drejtimin e gazetarit Berat Buzhala, Jozefina Topalli, një ndër zërat që ka kundërshtuar Bashën qysh prej kohës kur ju la drejtimi i partisë në vitin 2013, nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish kreut të PD Sali Berisha.

Topalli jep shembullin e Francës, ku thotë se edhe De Gol u tërhoq në Francë, por u rikthye kur populli ishte në ditë të vështirë.

“Berisha sërish në PD? Kjo nuk është pyetje për mua. Por ka precedent. De Gol u tërhoq, Franca ishte në ditë të vështirë, populli e kërkuan dhe ai u kthye”, thotë Topalli.