Politika Berisha sulmon Yuri Kim: Bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Ramës

Berisha sulmon Yuri Kim: Bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Ramës

Në një intervistë në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ata që lobuan për shpalljen e tij “non grata” pa asnjë fakt dhe tani janë bërë meme.

Berisha tha se u shpall pa pasur asnjë problem personal, pasi kërkoi shpalljen “non grata” të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare.

Berisha duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadores Yuri Kim tha se ajo bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.

“Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme “fakte kemi po nuk i themi”.

Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla non grata duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen non grata të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore” – tha Berisha.

“Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time non grata u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve. Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun.

Ka dy dëshmitar që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve. Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion” – shtoi Berisha.