Politika Berisha, ultimatum mbështetësve të Bashës

Berisha, ultimatum mbështetësve të Bashës

Sali Berisha i ka bërë një apel të fundit, por dhe një ultimatum, deputetëve demokratë që vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë Lulzim Bashës dhe nuk i bashkohen linjës zyrtare të selise blu.

“E keni derën e hapur, por askush nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Ramën.
Ju kujton edhe njëherë gabimin që bënë nën udhëheqjen e Bashës, duke mos protestuar pas zgjedhjeve parlamentare të 2021, për manipulimin që i bëri siç thotë, Edi Rama procesit të 25 Prillit.“Gabimi më i madh ishte ai i 27 Prillit”.

Ndërkohë, nga e hëna, PD do të tregojë kursin e ri të drejtimit, duke shpallur udhëzimet për primaret në përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiak.

E për të treguar se në drejtimin e tij, beteja opozitare nuk rresht, ripërsërit nisjen e protestave dhe bashkimin me çdo formë proteste kundër kësaj qeverie, përfshirë dhe me atë të 5 Tetorit që kanë paralajmëruar pedagogët.

“Po ju bëj thirrje dhe mësuesve dhe studentëve të bashkohen”.

Për çdo problem, për të cilin u pyet në bashkëbisedimin që bëri këtë të shtunë me qytetarë në rrjetet sociale, zgjidhjen fillestare e sheh tek largimi i Ramës, e sapo të marrë pushtetin, Berisha thotë se ka një listë prioritetesh mes të cilave: heqjen e taksës së rrugës së Kombit e anulimin e koncesionit të chekup dhe vendosjen e abuzuesve përpara drejtësisë.

Vizitën e ambasadores amerikane në zyrën e Ilir Metës, Berisha e lexon si vizitë në zyrën e aleatetit të koalicionit të tij opozitar.

Si vizitën normale në zyrën e aleatetit të PD”.
Po a pranon Berisha se ka bërë gabime kur ka qeverisur?
“Po, do bëja ndryshe ligjin për tokën”.

Plani i PD për të frenuar largimin e të rinjve parashikon veç të tjerash masa që lidhen me universitetet. Heqja e mesatares është për Berishën heqja e barrierës për të lejuar të rinjtë të studiojnë në Shqipëri.