Politika Berisha zbulon bisedën dy muaj me parë më Bashën, në sallë shpërthejnë...

Berisha zbulon bisedën dy muaj me parë më Bashën, në sallë shpërthejnë të qeshurat

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit që ka kryer në Peshkopi ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën para 2 muajve. Berisha thotë se i ka kërkuar Bashës që të mos përzihet në punët e tij pasi nuk i ka kërkuar ndihmë askujt dhe çështjen e tij e ka dërguar në gjykatë.

Megjithatë, Berisha ka treguar një episod për një shprehje popullore që përdoret në Hot. E teksa rrëfeu se si ia ka shpjeguar Bashës kuptimin, kjo ka shkaktuar të qeshura mes simpatizantëve të Berishës, të cilët ishin mbledhur këtë të martë në Pallatin e Kulturës.

“Pastaj del e thotë se jam dhe Bashë, jam dhe Hot. Prisni. Para dy muajsh bëjmë një muhabet me të. Edhe i them “Lul mos i përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt. Nuk i kërkoj askujt ndihmë e kam çuar në gjykatë”. Edhe i them “hotianët kanë pasur një fjalë”. “Çfarë?” tha. “Ndihma e Zotit, pushka e Hotit”. “Çfarë do të thotë”, tha. I them, “Kjo do të thotë ndihma e Zotit, penda ime”. Ky thotë jam edhe kështu. Problemi është këtu, se edhe Bashët edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe të pushkës, burra të betejave dhe fitimtarë, por ti zotëri nuk numëron asnjë gjë tjetër veçse humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta. Për të mos e thënë atë tjetrën pastaj se si tek Basht edhe tek Hoti edhe tek çdo fis, besëpreri është…, e dini vetë, nuk po flas”, tha Berisha.

Berisha ka komentuar dhe shpalljen e tij non grata, duke shprehur se është i pafajshëm dhe nuk do e pranonte kurrë fajin përderisa është i pafaj, është i pathyeshëm ndaj mashtrimeve dhe mbron dinjitetin e tij dhe të gjithë simpatizantëve të Partisë Demokratike. Sipas tij shumë përfaqësues të shquar e kanë quajtur shpallja e tij non grata është si një akt hakmarrës të Xhorxh Soros dhe Edi Ramës. Ai i bën thirrje Bashës që të mos përzihet më fare me këtë punë sepse ai nuk i kërkon ndihmë askujt në tokë dhe përballet vetëm me gjykatën.

“Mbetem përjetësisht besimtari i dinjitetit njerëzor dhe i them kryetarit mos u përziej në këtë punë fare ti. I them që njoh me qindra dhe mijëra personalitete SHBA, Europë dhe kudo, por njeriut mbi tokë unë nuk i kërkoj ndihmë. Do shkoj drejt e në sallën e gjyqit dhe aty do përballemi në gjykatë sepse edhe gjykatë dhe ndihmë nuk shkon”, është shprehur Sali Berisha.