Bota Berluskoni, nën hetim për bashkëpunim me masakrat mafioze

Berluskoni, nën hetim për bashkëpunim me masakrat mafioze

Një kërkesë për hetimin e ish kryeministrit Silvio Berluskoni për kryerjen e masakrave në 1992-1993 është depozituar pranë Gjykatës së Akreditimeve të Apelit të Palermos. Dorëzimi i kërkesës është konfirmuar nga ‘Corriere Della Sera’, e cila deklaron se Berluskoni do të hetohet në Firence, si pjesë e dosjes hetimore për masakrat mafioze të viteve 1992-1993 në Romë dhe Milano.

Kërkesa për hetim ndaj tij vjen pas përgjimeve që i janë bërë në burg mafiozit Giuseppe Graviana, i cili e përcakton atë si “kapo,” lideri i “Forca Italia’ apo edhe ‘Berluska’ gjatë diskutimeve të tij me të tjetër mafioz të arrestuar. Giuseppe Graviano është një nga krerët e mafies së familjes Brancaccion, pjesë e Cosa Nostra.

“Berluska më kërkoi me mirësjellje … për të ishte urgjente… por në atë kohë kishte njerëz të moshuar dhe ai më tha se do të donte një gjë të këndshme “. Sipas prokurorëve italiane kjo frazë e tij mund të jetë e lidhur me masakrat e 92-93, ku Cosa Nostra ndërmori një seri sulmesh me autobomba ndaj forcave policore, gjykatësve, politikanëve me qëllim dobësimin e Shtetit për të realizuar një ‘negociatë’ midis Shtetit Italian dhe ‘Cosa Nostra’. Gjatë përgjimeve Graviano e cilëson Berluskonin si tradhtar dhe mosmirënjohës, i cili kur u bë kryeministër, do të linte njerëz të pafajshëm të kalben në burg.

Ndërsa sipas një tjetër të burgosurit, Alberto Lorusso deklaron se ish shefi i Cosa Nostra, Totò Riina i kishte thënë atij për Silvio Berluskonin se “ai çdo 6 muaj na jepte 250 milion”, ndërsa shton se Totò Riina dhe Berluskoni nuk janë takuar kurrë.

Megjithatë ish-kryeministri është nën hetim në Firence mund të përdor të drejtën e tij për të heshtur. Sipas avokatëve mbrojtës Coppi dhe Ghedini, ndaj Berluksonit nuk ka fakte dhe se ai nuk ka pse të shprehet në lidhje me këtë. I thirrur për 3 tetor për të dëshmuar, ish-kryeministri e refuzoi ftesën, duke pretenduar se ai nuk mund të ishte i pranishëm në atë datë për shkak të angazhimeve institucionale në Parlamentin Evropian.