Kuriozitete Bernie Sanders bën premtimin e pazakontë: Nëse zgjidhem President do tregoj sekretet...

Bernie Sanders bën premtimin e pazakontë: Nëse zgjidhem President do tregoj sekretet për alienët

Senatori shpresues i Shtëpisë së Bardhë, Bernie Sanders ka bërë një premtim të pazakontë për të marrë votat e amarikanëve.  Ai tha se nëse zgjidhet President i SHBA-së, do të shpalosë njohuritë e qeverisë amerikane për alienët.

Senatori i Vermontit e bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në emisionin e Joe Regan, në YouTube.

Në fund të bisedës, Rogan shtroi pyetjen popullore në lidhje me jetën ekstra tokësore.

“Nëse hyni në zyrë dhe zbuloni  diçka për alienët, do të na tregoni?” pyeti komediani.

“Po do t’ju them, gruaja ime do të më kërkonte që unë t’jua tregoja”,u përgjigj Sanders me të qeshur.