Aktualitet Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin

Sot besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin.

Është një nga festat më të rëndësishme të tyre ku simbolizon ringjalljen dhe ripërtëritjen duke qenë se përkon edhe me pranverën, atëherë ku në fakt çelin lulet.

Një nga simbolikat të kësaj dite është një nga gatimet tradicionale të tyre është byreku me lakra, apo me 7 jeshillëqe, por edhe me monedhë që në fakt për të gjithë besimtarët nuk mungon në tryezat e tyre.Dita e Sulltan Novruzit përkon edhe me ditëlindjen e të madhit Imam Aliut.

Për bektashianët, 22 Marsi, përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit.