Kuriozitete Beteja e dy gjigantëve gjermanë të çokollatës: Ritter fiton mbi Milka-n

Beteja e dy gjigantëve gjermanë të çokollatës: Ritter fiton mbi Milka-n

Çokollata Ritter është e vetmja që mund të shitet në Gjermani në një formë karakteristike katrore, vendosi të enjten Gjykata Supreme gjermane, duke refuzuar një padi gjyqësore.

Gjykata konsideron se forma katrore e çokollatës Ritter Sport nuk është vetëm fryt i funksionalitetit, por edhe i një modeli krijues.

“Nuk është e rëndësishme për prodhuesit e tjerë të çokollatës që t’i ofrojnë produktet e tyre në një formë katrore”, thuhet në aktgjykim.

Kjo hodhi poshtë padinë e kompanisë Mondelez, prodhuesit të çokollatës Milka. Vendimi i formës së prerë përfundoi një betejë ligjore dhjetëvjeçare, në të cilën Milka kërkoi heqjen e së drejtës ekskluzive të Ritter për një formë të tillë të çokollatës.

“Ne jemi të lumtur që mbrojtja e markës sonë, të cilën ne e kemi ushqyer për dekada, është siguruar në të ardhmen”, tha Alfred Ritter nga Waldenbuch pranë Stuttgartit.

“Për ne, forma katrore e çokollatës ka të njëjtën vlerë si ngjyra e purpurt e mbështjellësit”, shtoi Ritter.

Ritter Sport u themelua në 1912, dhe forma katrore u projektua në vitin 1932, kur bashkëthemeluesja Clara Ritter vendosi që çokollatat duhet të futen në çdo xhep xhakete pa u prishur.