Kryesore Beteja e firmave, Bardhi: 5259 delegatë të PD kanë firmosur për Kuvendin...

Beteja e firmave, Bardhi: 5259 delegatë të PD kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat pasditen e së premtes tha se janë 5259 delegatë të PD që kanë firmosur për Kuvendin e PD në 18 dhjetor, ose thënë ndryshe 69 për qind e totalit të anëtarësisë.

Sipas Bardhit, 1126 delegatë kanë refuzuar për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

“Në 11 degë, procesi ka vijuar me probleme, pasi kryetarët e degëve nuk i kanë njoftuar. Për këta 11 kryetarë do të marrë vendim kryesia e PD”, tha Bardhi.

Ai akuzoi ish-kryeministrin Berisha për retorikë përçarëse, të cilën siç tha demokratët e vërtetë e kanë injoruar, duke iu përgjigjur thirrjes për kuvendin e vërtetë kombëtar, atë të 18 dhjetorit.

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur prej tij, Berisha u ka drejtuar një thirrje vetë kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetëve demokratë për pjesëmarrje.

Delegatët e PD që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, sipas qarqeve

Dibër 352

Korçë 326

Berat 287

Lezhë 258

Shkodër 389

Gjirokastër 205

Vlorë 342

Fier 508

Durrës 308

Elbasan 544