Politika Beteja e politikanëve me COVID-19: Kush ka mundur të shërohet dhe kush...

Beteja e politikanëve me COVID-19: Kush ka mundur të shërohet dhe kush jo

Ish-deputeti i Vlorës Fatmir Toçi njoftoi sot se ka mundur të shërohet nga koronavirusi pas 25 ditësh i infektuar, duke u bërë kështu politikani i tretë që ia del mbanë në përballjen me COVID-19 nga së paku 7 raste të raportuara deri më sot.

Ish-deputeti socialist shkroi në Facebook se kishte rezultuar negativ pas rreth 4 javësh i infektuar.

Teksa falënderoi personelin shëndetësor dhe njerëzit e afërt që e mbështetën ai tha se virusi i kishte goditur mushkëritë dhe do të mbetej nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Toçi është një nga së paku 7 politikanë të cilët janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Në listën e rasteve me koronavirus është edhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

-më 24 mars, deputeti Adriatik Alimadhi, – u shërua pas 49 ditësh.

-më 9 korrik, ish-deputeti Fatmir Toçi, – u shërua pas 25 ditësh.

-më 25 korrik, kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda, – ende i infektuar.

-më 10 korrik, deputeti Elio Hysko – u deklarua i shëruar pas rreth 3 javësh.

-më 27 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, – ende i infektuar.

-më 27 korrik, deputeti Ralf Gjoni, – ende i infektuar.

-më 27 korrik, deputeti Enver Roshi, – ende i infektuar.

Teksa kemi hyrë në muajin e gjashtë të pandemisë, në Shqipëri janë raportuar 5,620 raste me COVID-19, prej të cilave 3,031 kanë mundur të shërohen, 2,417 mbeten ende mbartës të virusit ndërsa 172 persona nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Kosovë

Edhe në Kosovë koronavirusit nuk i kanë shpëtuar as politikanët. Pas kryeministrit Avdullah Hoti, edhe zëvendësi i tij, Selmanaj është prekur nga Covid-19. Lajmin e ka pohuar vetë zyrtari i qeverisë, i cili ka thënë se është pa simptoma, por pozitiv. Selmanaj shton se është izoluar pas marrjes së njoftimit dhe se do vijojë të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme.

Selmanaj është zyrtari i tretë i LDK-së që preket nga Covid-19, pas kreut të partisë, Isa Mustafa e kryeministrit Hoti.

-më 28 qershor, deputeti Arben Gashi, – u shërua pas 19 ditësh.

-më 2 korrik, deputeti Haxhi Avdyli, – u shërua pas 21 ditësh.

-më 8 korrik, deputetja Eliza Hoxha, – u shërua pas 20 ditësh.

-më 10 korrik, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, – u shërua pas 21 ditësh.

-më 11 korrik, deputeti Rasim Selmanaj, – u shërua pas 26 ditësh.

-më 13 korrik, deputetja Albena Reshitaj, – u shërua pas 15 ditësh.

-më 23 korrik, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, – ende i infektuar.

-më 23 korrik, deputeti Fitim Uka, – u shërua pas 16 ditësh.

-më 23 korrik, kryetari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, – ende i infektuar.

-më 29 korrik, deputeti Shpejtim Bulliqi, – ende i infektuar.

0më 2 gusht, kryeministri Avdullah Hoti, – ende i infektuar.

-më 4 gusht, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Në Kosovë janë raportuar 9,049 raste me COVID-19, prej të cilave 4,989 kanë mundur të shërohen, 3,804 janë ende mbartës, ndërsa 256 nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.