Sport Beteja e titullit mbyllet në barazim, Partizani i reziston Kukësit

Beteja e titullit mbyllet në barazim, Partizani i reziston Kukësit

Partizani ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke arritur diferencën prej 9 pikësh ndaj Kukësit me barazimin 1-1 të arritur ndaj verilindorëve në “Loro Boriçi”.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishte goleadori Reginaldo që realizoi golin e avantazhit për Kukësit, duke dhënë shpresa për rihapje të kampionatit.

Megjithatë, Partizani besoi dhe arriti të gjejë golin e barazimin me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Hasani në minutën e 68-të.

Pavarësisht përpjekjeve të kuksianëve për të shënuar golin e fitores, Partizani rezistoi deri në fund, duke marrë një barazim me mjaft vlera nga kjo transfertë direkte për titull.

Edhe në këtë takim, Partizani nuk u braktis nga tifozët.

Në këtë ndeshje nuk mungoi edhe tensioni.