Sport Beteja epike: Djokovic triumfon në Wimbledon, Federer dorëzohet pas 5 orësh luftë

Beteja epike: Djokovic triumfon në Wimbledon, Federer dorëzohet pas 5 orësh luftë

Novak Djokovic fitoi për herë të pestë në karrierën e tij turneun e Wimbledon, pasi mundi Roger Federer në finalen më të gjatë në historinë e turneut, që zgjati 4 orë e 57 minuta. Ishte pa diskutim edhe një prej finaleve më të bukura dhe epike, që nxori fitues serbin, me tie-break në setin e pestë, i cili mbrojti titullin e fituar një vit më parë.

Djokovic fitoi me tie-break setin e parë dhe të tretë, ndërsa zvicerani fitoi lehtësisht setin e parë 6-1, si dhe të katërtin 6-4, duke e çuar lojën në setin final, aty ku u rritën edhe emocionet. Në setin e pestë, tenistët shpenzuan të gjitha energjitë e tyre për të prodhuar një sfidë fantastike, e duke e çuar në tie-break, pasi secili fitoi nga 12 lojë.

Por pavarësisht lodhjes, ku rrëshqiti disa herë, Djokovic triumfoi në finale, duke treguar më tepër dëshirë se sa rivali i tij 37-vjeçar, që nuk mundi të siguronte kështu trofeun e 21-të personal Grand Slam.