Sport Beteja kundër Covid-19, Kosova mbyll sportin

Beteja kundër Covid-19, Kosova mbyll sportin

Mes masave të reja të miratuara nga qeveria e Kosovës, për parandalimin e koronavirusit, bie në sy mbyllja e sportit. Pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria vendosi “të ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, si edhe stërvitjet”.

Një vendim që krijon pasiguri për sezonin e ri sportiv, e që shkaktoi shumë pakënaqësi. Kjo edhe për faktin se mbyllja e sportit u shoqërua me vendimin për të lejuar funksionimin e palestrave dhe pishinave të mbyllura, të cilat kanë rrezik më të lartë infektimi se aktivitetet sportive të organizuara konform protokolleve shëndetësore.