Sport Beteja për Champions-it: Milan mposht Lazio-n, plas sherri në fund

Beteja për Champions-it: Milan mposht Lazio-n, plas sherri në fund

Milan ka marrë një fitore jetësore 1-0 ndaj Lazio-s në luftën për kualifikimin në Champions League.

Kuqezinjtë kishin zbritur në vend të pestë pas fitores së Roma-s, por me tre pikët e fituara në San Siro kanë rimarrë vendin që të çon në Champions.

Ishte Lazio që e nisi më mirë ndeshjen duke krijuar disa mundësi të mira, ndërsa Milan e mori veten pas gjysmë ore lojë.

Pas pushimit vendasit ushtrojnë më tepër presion ndaj kryeqytetasve dhe gjejnë golin e avantazhit në minutën e 79’ të takimit me Kessie i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Arbitri Rocci vetëm një minutë më parë kishte akorduar një penallti për kuqezinjtë, por pas konsultimit me VAR, ai ndryshoi mendim.

Gjithsesi, incidenti i dytë ishte i pastër dhe nuk ishte nevoja të ndërhynte teknologjia.

I vetmi lajm i keq për Milan është zëvendësimi i Romagnoli-t pak minuta përpara se të shënohej goli, ai ka pësuar një dëmtim.

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit ka shpërthyer një sherr masiv mes lojtarëve të Milan dhe Lazio-s.

Një rrëmujë e madhe e cila është qetësuar pas pak minutave.

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e katërt në renditje, në kuotën e 55 pikëve. Ndërkohë, Roma është vetëm një pikë prapa pasi fitoi 1-0 më herët ndaj Udineses.

Ndërkohë, në garë për Champions janë edhe Atalanta, por edhe Lazio e Torino.