Bota Betimi i 100 senatorëve si juristë, Tramp në pritje të 21 janarit

Betimi i 100 senatorëve si juristë, Tramp në pritje të 21 janarit

Njëqind ligjvënës në Senatin amerikan u betuan si juristë për gjyqin në prag ndaj presidentit Donald Trump.

Presidenti i Gjykatës Supreme të SHBA ka bërë betimin rolin e tij të pritshëm në gjykimin ndaj Presidentit, duke pyetur senatorët e marrë prej tyre përgjigjen “Po”, para se secili të nënshkruante në librin ku bëhet betimi.

Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch Mcconnell njoftoi më pas se gjyqi do të fillonte në 21 janar.

Në procesin e shkarkimit, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve luajnë rolin e prokurorit, Shtëpia e Bardhë ka përfaqësues ligjorë, ndërsa senatorët janë juristë, dhe procesi drejtohet nga drejtuesi i Gjykatës Supreme të SHBA.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të shkarkohet nëse dy të tretat e senatorëve, 100 prej tyre, votojnë pro.

Senati pritet të lirojë Presidentin nga akuzat, pasi asnjë nga 53 senatorët republikanë janë shprehur publikisht se janë kundër shkarkimit.

Trump është akuzuar se ka abuzuar me autoritetin duke bërë presion në Ukrainë për të hetuar rivalin e tij Biden dhe për pengimin e hetimeve të Kongresit duke bllokuar dëshmitë dhe dokumentet e kërkuara nga ligjvënësit demokratë.

Presidenti republikan i mohon me këmbëngulje akuzat, duke pretenduar se demokratët se me këtë mënyrë duan të parandalojnë rizgjedhjen e tij.