Politika Betimi i gjyqtarëve të Kushtetueses, Meta: Nuk provokohem nga cic-mice të tilla

Betimi i gjyqtarëve të Kushtetueses, Meta: Nuk provokohem nga cic-mice të tilla

Presidenti Ilir Meta reagoi lidhur me amendamentet ligjore të mazhorancës, përmes të cilave ajo synon të krijoje një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvillojë ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë.

Pasi doli nga Prokuroria e Tiranës dhe u pyet për këtë çështje, Meta u përgjigj: “Presidenti i Republikës është me mision dhe nuk provokohet nga cic-mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qenë, është dhe do të jetë garant i Kushtetutës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto momente për të provokuar Presidentin dhe popullin e Shqipërisë për t’u marrë me çështje të tjera, ta ketë të qartë se Presidenti e di mirë detyrën e tij dhe është i ndërgjegjshëm për misionin e tij”.