Kryesore Betohen 7 deputetët e rinj të opozitës

Betohen 7 deputetët e rinj të opozitës

7 deputetë të rinj nga radhët e Opozitës janë betuar paraditen e së mërkurës në postet e lëna bosh nga deputetët e dorëhequr të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas leximit të formulës së betimit nga ana e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi u betuan deputetët Lefter Maliqi, Elida Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo.

Me 7 deputetët e rinj, numri i deputetëve nga opozita që kanë marrë postet pas djegies së mandateve nga opozita ka arritur në 12.