U zhvillua në Presidencë ceremonia e betimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi.
Kreu i Shtetit u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministrit të Brendshëm, Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ekonomi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.
Në ceremoni, ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, zoti Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Presidenti i dekretoi emërimet e dy ministrave një ditë pasi kryeministri Rama i dërgoi propozimet dhe po në të njëjtën ditë, të enjten, Kuvendi votoi pro tyre. Rama i ka përshkruar të dy si bashkëpunëtorë të ngushtë kur njoftoi emërimet e tyre.
Çuçi mori postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, e cila u shoqërua me një varg protestash në disa qytete të vendit. Ai la kësisoj detyrën e ministrit të Bujqësisë, post të cilin e mori Ekonomi.