Bota Betohet presidentja greke, nuk ka shtrëngim duarsh, shkak koronavirusi

Betohet presidentja greke, nuk ka shtrëngim duarsh, shkak koronavirusi

Presidentja e re e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou u betua për një mandat 5 vjeçar, si e para femër në këtë detyrë në shtetin fqinj.

64-vjeçarja Sakellaropoulou ka qenë më parë drejtuese e Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës Adminstrative dhe do të zëvendësojë në krye të shtetit grek Prokopis Pavlopoulos.

Në ceremoninë e betimit të presidentes morën një numër i vogël deputetësh dhe u anuluan festimet në rrugë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Gjithashtu në ceremoni nuk u përfshi as shtrëngimi i duarve mes të pranishmëve.