Bota Betohet Stevo Pendarovski/ Edhe Meta e Thaçi marrin pjesë në ceremoni

Betohet Stevo Pendarovski/ Edhe Meta e Thaçi marrin pjesë në ceremoni

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale të 5 majit, është betuar para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare, se gjatë mandatit pesë vjeçar të tij do të respektojë kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe se do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.

Në seancën solemne të së dielës morën pjesë presidentë dhe përfaqësues të lartë të shumë shteteve, mes të cilëve, presidenti Shqiptar Ilir Meta, ai i Kosovës, Hashim Thaci, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të huaj.

Stevo Pendarovski zëvendëson kështu Gjorge Ivanov, i cili për dy mandate ishte president i Maqedonisë së Veriut.