Extra Bezdiseni nga reklamat në Youtube? Tani s’do i shihni më, ja përse!

Bezdiseni nga reklamat në Youtube? Tani s’do i shihni më, ja përse!

Nëse bezdiseni sa herë hapni youtube nga reklamat 30 sekondeshe, tani nuk do e keni më këtë problem.

Webfaqja më e madhe e videove, ka paralajmëruar se do të largojë këto reklama, në kuadër të disa ndryshimeve që priten të ndodhin në këtë faqe.

Kjo do të ndodhë, pasi Google duket se ka marrë shumë ankesa nga përdoruesit për reklamat në aplikacionin e faqes për versionin mobile.