Bota Biden premton 2 miliardë dollarë në ekologji: Shpëtim për klimën dhe ekonominë

Biden premton 2 miliardë dollarë në ekologji: Shpëtim për klimën dhe ekonominë

Kandidati për president Joe Biden njoftoi në Delaware planin e tij me vlerë dy miliardë dollarë për të investuar në prodhimin e energjisë së pastër dhe ndalimin e emetimit të gazrave të dëmshëm nga termocentralet amerikane deri në vitin 2035, raportoi AP.

Biden vlerësoi se është e nevojshme të merren veprime vendimtare dhe “dramatike” me qëllim parandalimin e ndryshimit të klimës dhe ringjalljen e ekonomisë kombëtare.

Duke folur jo larg shtëpisë së tij në qytetin Wilmongton, Delaware, Biden kundërshtoi argumentet e Presidentit Trump dhe kolegëve të tij republikanë që propozimi i demokratëve për të investuar në energji të pastër do të rezultonte në humbje të vendeve të punës.

Biden vlerësoi se pikëpamjet e Trumpit mbi ndryshimin e klimës zvogëlohen në deklaratën se “nuk ekziston”.

Biden theksoi veçanërisht rëndësinë e rinovimit të infrastrukturës amerikane, e cila do të përmirësonte efikasitetin e energjisë së banesave dhe të jetesës në ambiente të mbyllura, do të përmirësonte prodhimin dhe do të shtonte përdorimin e makinave elektrike.

Biden vlerësoi se premtimet e Trump për rinovimin e infrastrukturës janë të rëndësishme vetëm kur presidenti duhet të devijojë vëmendjen e publikut nga një problem tjetër.

“Trump vetëm premtoi, por ai kurrë nuk e përmbushi premtimin e tij. Ai as nuk u përpoq ta përmbushë atë”, përfundoi Biden.