Bota Biden sulmon Trump për menaxhimin e koronavirusit: Nuk ka më justifikime

Biden sulmon Trump për menaxhimin e koronavirusit: Nuk ka më justifikime

Kandidati në radhët e demokratëve për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka lëshuar një sulm ndaj presidentin Donald Trump për mënyrën se si është menaxhuar pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump dështoi të reagonte me shpejtësi kundër pandemisë dhe kjo gjë po i kushton shumë Amerikës”, deklaroi ish zv/presidenti Joe Biden.

“Ka mbaruar koha e justifikimeve. Është e qartë që presidenti nuk ka asnjë interes për të zgjidhur problemin dhe për të shpëtuar jetët e qindra njerëzve”, shton Biden.

Shtetet e Bashkuara tashëm renditen në krye të vendeve të goditura më rëndë nga koronavirusi duke numëruar rreth 800 mijë persona të infektuar dhe 42 mijë viktima.