Aktualitet Bie nga ballkoni, humb jetën fëmija 6 vjeç në Elbasan

Bie nga ballkoni, humb jetën fëmija 6 vjeç në Elbasan

Një fëmijë ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori” të qytetit.

Sipas policisë, i mituri O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës në katin e gjashtë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave.