Aktualitet Bie nga disa metra lartësi, humb jetën 42-vjeçari shqiptar në Itali

Bie nga disa metra lartësi, humb jetën 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi në provincën e Leçes në Itali këtë të shtunë. Një punëtor shqiptar gjeti vdekjen ndërkohë që punonte, pasi ra nga disa metra lartësi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, viktima është një 42-vjeçar me iniciale F.C. me origjinë shqiptare, por rezident në Taviano. Ai po bënte punime në një bujtinë në Marina di Mancaversa, kur për shkaqe ende të paqarta humbi ekuilibrin dhe ra duke përplasur kokën.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, 42-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet.