Extra Bie nga froni Zvicra, çmimin e parë për çokollatën më të shijshmen...

Bie nga froni Zvicra, çmimin e parë për çokollatën më të shijshmen në botë e merr një belge

Një çokollatë belge e realizuar nga pastiçieri Pierre Marcolini ka fituar çmimin si më e mira në botë, e realizuar deri më tani.

Marcolini-t u dha çmimi nga World Pastry Stars, një organizatë me bazë në Itali që çdo vit nderon shefa kuzhine apo prodhues çokollatash nga Franca, Zvicra, si dhe Japonia e më gjerë.

I njohur për stilin e tij minimalist, çokollatat e Marcolini-t janë kthyer edhe si dhurata luksoze, vlera e të cilave e kalon shifrën e 100 eurove.

Pierre gjatë viteve të karrierës si shef kuzhine është dalluar për mënyrën e përgatitjes së ëmbëlsirave, makaronave dhe çokollatave. Ai ka hapur dyqane në Gjermani dhe në Kinë, të cilat i ngjajnë butikëve të niveleve të larta.

Për Reuters, Marcolini u shpreh se ky çmim është ndër më të veçantët që ka marrë dhe kjo çokollatë belge synon rinovimin, transformimin, ndryshimin, modernizimin e botës së ëmbëlsirave dhe botës së çokollatës. Ai theksoi se çokollata të mund t’i ngushëllonte njerëzit gjatë pandemisë së koronavirus.

Marcolini, 56 vjeç, lindi në Charleroi dhe krijoi biznesin e tij të parë në Bruksel 25 vjet më parë. Ishte Jean Neuhaus ai që shpiku çokollatën e ngurtë, të mbushur me krem në 1912.

Por ajo përballet me konkurrencën nga prodhuesit e huaj nga Kanadaja dhe Malajzia që tregtojnë prodhimet e tyre në Belgjikë.

Aktualisht në këtë shtet ka më shumë se 200 firma çokollate, mbi 2000 dyqane dhe ku realizohen turne e madje muze, siç është muzeu i kakaos dhe çokollatës në Bruksel.