Shëndet Bien mitet e dietologëve, sheqeri në fruta nuk është i dëmshëm

Bien mitet e dietologëve, sheqeri në fruta nuk është i dëmshëm

Nga Carrie Dennett

Gjatë muajve të fundit, kolegët e mi dietologë dhe unë gjithashtu, kemi ndeshur shumë njerëz të cilët mendojnë se sheqeri në fruta është i dëmshëm. Çfarë ndodh në të vërtetë? Kam parë edhe listën e dietave në Internet dhe ajo që ndodh dhe që është kthyer në kulturën e dietës moderne, specifikon se shumë fruta nuk janë dietikë për shkak të sheqerit që përmbajnë. Kishte një kohë, kur pretendohej se frutat ishin ndër ushqimet më të shëndetshëm për njeriun. Sot, shumë njerëz janë të shqetësuar se frutat përmbajnë shumë sheqer dhe kalori.

Një paciente, para disa kohësh, më tha se nuk konsumonte të gjithë frutat, përveç boronicave, për shkak se ajo kishte lexuar në internet se boronica ishte i vetmi frut që nuk përmbante shumë sheqer, edhe pse ajo nuk e pëlqente këtë frutë. Është shumë e vërtetë se frutat përmbajnë sheqer, por ana pozitive është se sheqeri është natyral. Kur hani një mollë, një dardhë, ose disa manaferra, sheqeri i tyre vjen i mbështjellë në një paketë të pasur me fibra, të pasur me ujë, dhe me lëndë ushqyese. Kjo fibër ngadalëson çlirimin e sheqerit natyror të frutave në qarkullimin e gjakut, veçanërisht nëse ju hani frutin tuaj si pjesë e një vakt apo meze të lehtë që përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme.

Frutat mund të nënkuptojnë përfitimin e disa ushqyesve kryesorë. Shumë fruta janë të pasura jo vetëm në vitamina dhe minerale, por edhe në phytochemicals(janë kompozime kimike të prodhuara nga bimët) , dhe që kanë një shumëllojshmëri përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë forcimin e shëndetit kardiovaskular dhe parandalimin e kancerit. Mollët dhe portokajtë janë të pasur me phytochemicals.
Disa nga pacientët e mi kanë miratuar rregullin vetëm për boronicat për shkak të hulumtimeve paraprake në dietën e MIND – një kombinim i dietës mesdhetare dhe dietës DASH. Disa hulumtime zbuluan një lidhje se konsumimi i boronicave ul rrezikun e sëmundjes Alzheimer – ndoshta sepse boronica janë të pasura me një lloj phytochemical quajtur anthocyanins. Po ashtu edhe frutat e tjera zvogëlojnë rrezikun e Alzheimer-it – por informacioni është shtrembëruar disi për t’i bërë pacientët të mendojnë se duhet të shmangin të gjitha frutat përveç manave.

Kjo është për të ardhur keq, sepse edhe nëse hulumtimet klinike në vazhdim konfirmojnë se frutat jo të thatë nuk ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzheimer, një frutë i tillë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tjera kronike, të cilat do të donim të shmangnim. Për shembull, një studim i publikuar në Journal of the Academy of Nutrition, zbuloi se marrja e moderuar e frutave ishte e lidhur me reduktimin e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit të Tipit 2, disa kancereve dhe kushteve të tjera kronike shëndetësore.

Frika për mbetjet e pesticideve në fruta gjithashtu ka bërë që disa njerëz të jenë të kujdesshëm kur vjen puna tek konsumi i frutave joorganikë, megjithëse bujqësia organike përdor pesticide të aprovuara.