Bota Bilanc lufte në Francë: Mbi 300 viktima në 24 orët fundit, përfshirë...

Bilanc lufte në Francë: Mbi 300 viktima në 24 orët fundit, përfshirë një 16-vjeçare

Koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 365 personave të shtruar në spital në 24 orëshin e fundit, përfshirë, për herë të parë, një 16-vjeçare në rajonin e Parisit.

Franca është vendi i tretë në Europë që ka humbur më shumë njerëz nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan sot se në nivel kombëtar janë regjistruar 1 696 vdekje, që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë, Jérôme Salomon, 3 375 pacientë janë tani në trajtim intensiv në Francë (plus 548 në një ditë) me një formë të rëndë të sëmundjes, nga 13 904 (plus 2,365) pacientë të shtruar gjithsej në këtë vend.

I gjithë vendi është mbyllur në shtëpi prej një jave tashmë dhe ka aktivizuar legjislacionin për të zbatuar një “ekonomi lufte”.