Aktualitet Bilanci nga tërmeti, 105 qytetarë të lënduar, 15 më rëndë

Bilanci nga tërmeti, 105 qytetarë të lënduar, 15 më rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një bilanc provizor të personave që kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga lëkundjet sizmike që goditën vendin tonë pasditen e së shtunës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 105 persona kanë marrë shërbim mjekësor për lëndimet që kanë pësuar, 74 prej të cilëve në spitalin e Traumës.

Ministria bën me dije se pjesa më e madhe e qytetarëve janë larguar nga spitalet pasi kanë marrë shërbimin dhe vetëm 10 prej tyre po qëndrojnë në spitalin e Traumës dhe 5 në atë të Durrësit.

Ministrja Manastirliu siguron është vënë në zbatimi plani i gatishmërisë për rastet e emergjencave dhe se spitalet janë në krye të detyrës me staf të përforcuar mjekësor.