Extra BILD-i gjerman bën ‘quiz’ me Mimi Kodhelin dhe shoqet e saj

BILD-i gjerman bën ‘quiz’ me Mimi Kodhelin dhe shoqet e saj

“Çfarë kanë të përbashkët këto gra?”, shkruan gazeta gjermane BILD duke renditur në foto ministren Kodheli dhe 5 gra të tjera.

Opsionet janë tre: 7 fëmijë, modelin e flokëve, një ushtri.

Përgjigja e saktë është e treta, pra një ushtri. Ministrja e Mbrojtjes shfaqet me homologet e tjera të NATO-s, ku spikat ministrja e Mbrojtjes së Italisë, Roberta Pinotti si dhe ministret gjermane, spanjolle, holandeze dhe norvegjeze.

Megjithëse është vënë në pikëpyetje kohët e fundit, nuk mund të thuhet se NATO e ka humbur sharmin.