Bota Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit të ri.

Gjysma e shumës do të shkojë në Kinë, gjysma tjetër në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë.

“Shuma do të shpenzohet për të ndihmuar shpëtimtarët në vijën e parë të frontit, në Kinë dhe Afrikë, që të frenojnë përhapjen e virusit të ri”, shkruhet në një deklaratë të fondacionit.

Bill Gates e pati paralajmëruar për vite me radhë rrezikun e shpërthimit të një pandemie. Në një artikull të Bussines Insider, ai fliste për se një pandemi vdekjeprurëse do të ishte një nga tre kërcënimet më të mëdha për njerëzimin, bashkë me ndryshimet klimatike dhe luftën bërthamore.

Gjatë konferencës, ai zbuloi një studim gjithëpërfshirës për sëmundjet, ku  tregonte edhe se sa shpejt mund të përhapej një sëmundje e re.

Përmes një videoje ai shpjegonte se si një shpërthim i mundshëm në Kinë mund të përhapej me shpejtësi në të gjithë planetin, duke sjellë vdekjen e 33 milionë njerëzve në gjithë botën.

Koronavirusi u raportua për herë të parë në qytetin kinez Euhan, në fund të muajit dhjetor. Që atëherë ka marrë jetët e 106 personave, dhe mbi 4500 të prekur në disa vende të botës, por numri më i madh, mbi 2300 ndodhen në Kinë. Në Wuhan dhe qytetet përreth janë 50 milionë banorë të izoluar.

Në një shënim të tij në New England Journal of Medicine në vitin 2018, Gates shkruante se mendon që kur bëhet fjalë për tu përgatitur nga një pandemi apo kërcënim biologjik, ndjenja e urgjencës dhe përgatitjet mungojnë.

“Bota duhet të përgatitet për pandemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitet për luftë”, tha ai në atë kohë.

Familja e koronavirusit përfshin viruse që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, pneumoninë dhe SARS. Koronavirusi që qarkullon tani duket se është më ngjitës, por më pak vdekjeprurës sesa ishte SARS – ai është përhapur më shpejt sesa shpërthimi i SARS në 2003, por shkalla e vdekshmërisë deri më tani është më e ulët.

Ekspertët mendojnë se virusi shpërtheu tek një treg me kafshë të gjalla, ku gjenden lakuriqë nate, gjarpërinj dhe prodhime deri.

Autoritetet kineze kanë kërkuar që kushdo që shfaq simptoma të shkojë urgjent në spital dhe të vendosë maskë. Zyrtarët kinezë u kanë dërguar shkencëtarëve në gjithë botën sekuencat gjenetike të koronavirusit, për të kryer teste e për të bërë të mundur prodhimin e virusit.