Bota Bill Gates: Jam i befasuar nga sulmet ndaj meje dhe Dr. Faucit

Bill Gates: Jam i befasuar nga sulmet ndaj meje dhe Dr. Faucit

Filantropisti dhe bashkëthemeluesit e Microsoft-it, Bill Gates tha se ndihej i befasua nga një numër i atyre që ai tha se ishin teori konspirative “të çmendura dhe dashakeqe” të përhapur në mediat sociale gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë me Reuters, Gates tha se do të donte të merrte parasysh atë që qëndron në të vërtetë pas akuzave të tilla.

Ai deklaroi se pas miliona postimeve në rrjetet sociale kundër tij dhe infektologut amerikan Anthony Fauci, të botuara gjatë pandemisë, me sa duket ekziston frika e infektimit në kombinim me zgjerimin e rrjeteve sociale.

“Kush do ta kishte menduar që Dr. Fauci do të ishte shënjestra e teorive të tilla, vërtet dashakeqe. Unë jam shumë i befasuar dhe shpresoj që kjo të ndalet”, tha Gates.

Ndër teoritë e shumta të konspiracionit kundër Gates, më e zakonshmja është se pandemia u provokua qëllimisht, si për fitime nga vaksinat e si – kjo ka qenë më e debatueshmja – që të vendoste kontroll mbi popullsinë duke u injektuar njerëzve një mikroçip për mbikëqyrje dhe kontroll të lëvizjes.

Kjo teori edhe pse është “ekspozuar” vazhdimisht si false, vazhdon të besohet ende nga disa njerëz.