Kryesore Bill Gates merr vaksinën anti-Covid

Bill Gates merr vaksinën anti-Covid

Bill Gates, themeluesi i kompanisë Microsoft dhe një prej mbështetësve më të mëdhenj të vaksinës anti-Covid, ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Në Twitter, Gates postoi një foto gjatë bërjes së vaksinës dhe shkroi:

“Një nga të mirat e të qenit 65 vjeç është se përmbush kushtet për të bërë vaksinën anti-Covid-19. Kam marrë dozën e parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në testime, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na sollën deri në këtë pike.”

Gates jeton në shtetin e Uashingtonit, i cili aktualisht po i jep vaksinën kujtdo që është mbi 65 vjeç, plus njerëz të tjerë që kualifikohen për arsye të ndryshme, përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Gates njihet si një prej avokatëve publikë të vaksinës anti-Covid. Përmes fondacionit të tij Bill&Melinda Gates ai ka financuar disa programe kërkimore për vaksinën, por dhe fusha të tjera të mjekësisë.