Extra Bioakumulimi i kimikateve në trup i bën njerëzit të hanë më shumë

Bioakumulimi i kimikateve në trup i bën njerëzit të hanë më shumë

Substancat kimike që grumbullohen në trup gjatë kohës mund të kthehen në materie toksike të cilat ndikojnë negativisht në metabolizmin, duke parandaluar oksigjenin dhe lëndët ushqyese të arrijnë qelizat dhe duke bërë që njerëzit të hanë më shumë. Dhe kjo çon në disa sëmundje.

Yıldız Melek Aksoylu, një specialiste e dietave ushqimore në Spitalin Ndërkombëtar Medicana në Stamboll, tha për agjencinë Anadolu se substanca kimike si pesticidet ose mërkuri, ngadalësojnë qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar edemë dhe enjtje ose çrregullime të lëkurës dhe kur grumbullohen në trup parandalojnë oksigjenin dhe ushqyesit që të kalojnë në qeliza, dhe kjo bën që trupi të kërkojë sa më shumë ushqim.

Aksoylu vuri në dukje se bioakumulimi i substancave toksike gjithashtu mund të shkaktojnë shumë sëmundje kronike të tilla si kanceri, mbipesha, depresioni, çrregullime endokrine, probleme hormonale dhe diabeti. Duke thënë se dedoksifikimi mund të ndihmojë trupin të rimëkëmbet në raste të tilla dhe të përshpejtojë metabolizmin e ngadalësuar, Aksoylu tha se kjo mund “të mbështesë indirekt humbjen e peshës”.

“Individët që bëjnë detox nuk duhet ta bëjnë këtë për humbjen e peshës, qëllimi i tyre i vetëm për ta bërë këtë duhet të jetë ripërtëritja e trupit”, vuri në dukje ajo.

Aksoylu tha se dedoksifikimi mund të bëhet dy herë në vit në prill dhe tetor nga tre deri në katër ditë në varësi të çdo individi, duke shtuar se një detoksifikim i lëngshëm nuk duhet të zgjasë më shumë se një ditë pasi që është e vështirë në trup dhe mund të ndikojë në zorrët .