Kuriozitete BIOLOGJI/ Midhjet fshehin armë sekrete kundër ndryshimit të klimës

BIOLOGJI/ Midhjet fshehin armë sekrete kundër ndryshimit të klimës

Midhjet mesdhetare fshehin armë sekrete në ADN-në e tyre për t’i rezistuar ndryshimit të klimës.

”Ato janë variante gjenetike që do të lejonin molusqet të rezistojnë në acidifikimin e deteve, për shkak të thithjes së dyoksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë nga aktivitetet njerëzore”, sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature Communications”.

Në ujërat e Cote d’Azur, studiuesit kapën disa ekzemplarë të midhjes mesdhetare Mytilus galloprovincialis, që më pas i kryqëzuan për të marrë një milion larva me një ndryshueshmëri të rëndësishme gjenetike.

Një grup u ngrit më pas në ujërat normale me një pH prej 8.1, ndërsa një grup i dytë u vendos në ujëra më acid me një pH prej 7.4.

Kjo vlerë është më e ulët nga ajo që është aktualisht e pranishme në natyrë dhe është madje nën vlerat mesatare të aciditetit të parashikuar për 100 vitet e ardhshme, por biologët megjithatë theksojnë se mund të arrihet në disa vende bregdetare para fundit të shekullit.

Rezultatet e marra pas disa javësh treguan se molusqet në ujëra më acid kanë një shkallë mbijetese të barabartë me atë të midhjeve të rritura në ujëra normale.

ADN-ja e tyre është e ndryshme, rezultat i kushteve ekstreme të mjedisit që përcaktojnë një përzgjedhje e varianteve gjenetike të afta për të rritur rezistencën ndaj acidifikimit.

Sidoqoftë, ky lajm i mirë nuk do të thotë që midhjet janë plotësisht imune ndaj ndryshimit të klimës: përveç acidifikimit të ujit, në fakt, ato gjithashtu mund të përballen me ndryshime në kripë dhe temperaturë.