Extra “Biznesmeni më ofroi 5 mijë euro”, piloti i BBV: Ishte mesazh kundër...

“Biznesmeni më ofroi 5 mijë euro”, piloti i BBV: Ishte mesazh kundër Donaldit, ja pse nuk pranova

Ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News piloti Arbër Xhaja, i cili ka bërë surprizën e Monikës por edhe dhjetëra mesazhe surprizë me parashutë për banorët e izoluar brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’.

I ftuar në studio parashutisti Arbër Xhaja ka treguar një situatë ku i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit.  Mesazhi duhet të përmbante fotografinë e Bora Zemanit dhe varësen që Donaldi i dhuroi kësaj të fundit para se aktori i humorit të niste një romancë me Beatrix Ramosaj.

Sipas Xhajës, këtij të fundit i kanë dhuruar plot 5 mijë euro teksa vetë parashutisti e ka konsideruar këtë mesazh të papërshtatshëm dhe ka refuzuar.

“Deri dje banorët ishin të lumtur se i shkonte një parashutë që u çonte mesazhe të bukura, por jo tani sepse nga fansat mund të marrin mesazhe jo të mirë.

Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh.

Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit.

I thashë nuk e bëj, dhe nusja që i bërtiste ‘jepi lekë, sa më shumë lekë’. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thashë që nuk është punë lekësh.”-  tha Arbër Xhaja.