Extra Bjordi flet pas vdekjes së Adelajdës: E njihja më shumë se çdo...

Bjordi flet pas vdekjes së Adelajdës: E njihja më shumë se çdo njeri tjetër

I ftuar në NRG Radio, Bjordi Mezini ka folur për herë të parë për Adelajdën pas vdekjes së saj.

“Ça të them. Është një person që më mungon. Nuk ka shumë për të thënë njerëzit e dinë sa shumë kam ndikuar unë te jeta e saj dhe ajo te jeta ime, kemi qenë pjesë, kemi jetuar një periudhë shumë shumë të veçantë, kemi ndarë shumë gjëra bashkë. Kjo më bën ta empatizoja shumë këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq”.

Julka dhe Arjoni e pyetën edhe përse njerëzit u sollën keq me të, pas vdekjes së saj. Bjordi e nisi duke kërkuar falje se reagimi i tij kishte qenë i ashpër.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesi. Ishte një situatë e vështirë. Unë isha shumë i ngarkuar në ato momente se zakonisht nuk ia vë veshin shkronjave në ekran. Unë doja vetëm të kapja një person dhe të shpërtheja. Në atë moment gjeta njerëzit në rrjetet sociale. Publiku te ne e ka të vështirë të ndajë jetën private me të spektaklit”, tha ai.