Aktualitet Bledi Mane: Muç Nano provincial, duhet të dalë shpejt nga qarkullimi

Bledi Mane: Muç Nano provincial, duhet të dalë shpejt nga qarkullimi

Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Late Night Show” të Kastro Zizos mbrëmjen e 11 janarit në Ora News.

Por çfarë mendon ai për Taulant Mukën, Mustafa Nanon dhe Ilda Bejlerin

Bledi Mane: Doli ai zotëria nga Skrapari, ai që u bë 2 javë zv. Ministër. “Unë jam shkencëtar, unë punoj në Danimarkë 9 mijë euro”. Ke dëgjuar një njeri të thojë jam shkencëtar?

Kastro Zizo: Pse kush e vuri atë? E vuri Rama pra.

Bledi Mane: Ajo ishte një fyerje, një ironi që i bëri Rama atij zotërie. Shante establishmentin dhe hajde korrigjoje dhe pastaj doli e tha, nuk kisha letër higjienike. Pastaj tha isha 2 javë pa ngrënë. Ai që nuk ha, nuk ushqehet, nuk ka nevojë për letër higjienike. Plus që ai ishte skraparlli mysliman dhe përdorte bidonin me ujë. Ka alternativa të tjera një mysliman.

Kastro Zizo: Çfarë mendon për Muç Nanon?

Bledi Mane: Është një provincial që duhet të dalë shpejt nga qarkullimi. Një nga arsyet pse çohen njerëzit në protestë janë dhe këto, janë njerëzit dekadencë që dalin të hënën në mëngjes me konfliktin në Siri dhe të premten e mbarojnë me debatet për gjokset.

Kastro Zizo: Ilda Bejleri?

Bledi Mane: Kolege e fakultetit. E vlerësoj se që në Fakultet e deri tani, di të bëjë gazetarinë sportive. Kaq, asnjë gjë tjetër. E shoh nga ana profesionale, për gazetarinë sportive e vlerësoj me 9.