Extra Bledi Strakosha: Të vetmit që nuk zhgënjejnë janë qentë

Bledi Strakosha: Të vetmit që nuk zhgënjejnë janë qentë

Moderatori Bledi Strakosha ka vendosur të flasë për historinë e tij të dashurisë, që përfundoi në zhgënjim. Strakosha ka qenë i ftuar në një intervistë për Abc neës “Edicioni veror”.Ai ka rrëfyer se momentalisht është vetëm dhe u beson vetëm familjarëve të tij, pasi hera e fundit ishte zhgënjyese në dashuri, me një ndjenjë të njëanshme.

“Unë kam patur histori shumë të bukura dashurie shumë të forta dhe të dyanshme se problemi kryesor i dashurisë është kur është e njëanshme. Aty lëndohesh, aty të shkatërrohet jeta nëse je dhe natyrë e ndjeshme siç unë jam. Kam patur dhe miqësi shumë të mira, por vjen një moment që të zhgënjejnë, të vetmit që s’të zhgënjejnë janë familjarët dhe qentë. Edhe ne zhgënjejmë se jemi qenie njerëzore, jemi altruistë, por jemi edhe egoistë.

Gjëja kryesorë që ndryshon me moshën është fakti që bëhesh një natyrë e vështirë, bëhet e vështirë të zgjedhësh miq të rinj, bëhet e vështirë të vendosësh për dashurinë.

Unë jetoj vetëm dhe jam mësuar vetëm. Kjo ma vështirëson shumë që ta pasuroj jetën time me persona të tjerë”, është shprehur Bledi Strakosha.