Politika Blegtoria në rënie të lirë, Meta: Po shpopullon zonat më të bukura...

Blegtoria në rënie të lirë, Meta: Po shpopullon zonat më të bukura të vendit

Presidenti Ilir Meta ngriti përmes një statusi në Facebook shqetësimin për shifrat aspak premtuese të blegtorisë në dekadën e fundit në vendit tonë.

Duke publikuar një grafik me të dhëna nga Instituti i Statistikave ku tregohet numri në rënie e krerëve për llojet e ndryshme të bagëtive, presidenti shkruan: “Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë. Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tenderë “sekret”. Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”.

Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët…

Posted by Ilir Meta on Saturday, 26 September 2020